Agjencia Zhurnal.mk.

Interesimi për vaksinim kundër Kovid-19 është duke u rritur – deri dje janë vaksinuar 358.686 qytetarë

Shkup, 3 korrik – Interesimi për vaksinim është duke u rritur çdo ditë ndërsa vaksinimi është duke u zhvilluar pa pengesa në të gjitha pikat në shtet, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Numri i personave të cilët kanë shprehur dëshirë për vaksinim përmes ueb platformës vakcinacija.mk është 484.220 qytetarë.

“Në pikat e vaksinimit në shtet bashkë me ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 358.686 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 11.299 qytetarë, ndërsa dje gjithsej janë vaksinuar 13.732 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 586.537 doza të vaksinës, ndërsa janë rivaksinuar 227.851 qytetarë. Me numrat e fundit 53% e popullatës mbi 70 vjeç e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, 50% e popullatës mbi 65 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës dhe 45% e popullatës mbi 60 vjeç është vaksinuar me të paktëm një dozë të vaksinës”, qëndron në kumtesën e Ministrisë.

Vaksinimi është duke u zbatuar në pajtim me Planin nacional për imunizim. Janë duke u vaksinuar persona të rritur, qytetarë të cilët kanë shprehur interesim për vaksinim në ueb faqen vakcinacija.mk ndërsa vaksinohen edhe persona të punësuar në infrastrukturën kritike. Vaksinimi masiv është duke u zhvilluar në disa qytete në shtet edhe atë në Ai SS Boris Trajkovski në Shkup, sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep. 

Related posts

Presidenti i Ukrainës refuzon ofertën e SHBA-së për evakuim: Kam nevojë për armë, jo për udhëtim

Redaksia

433 të shëruar dhe 361 raste të reja me Covid

Z.H

Gjorgiev: Shuhen shpresat e fundit për marrëveshje mes Bullgarisë dhe Maqedonisë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More