Agjencia Zhurnal.mk.

Interesim i ulët i studentëve për të studiuar gjuhën dhe letërsinë shqipe

Shkup, 14 Shtator – Interesimi për të studiuar Gjuhën dhe letërsinë shqipe e posaçërisht programin Përkthyes dhe interpretim është vazhdimisht në rënie, tha Ismet Osmani përgjegjës i Katedrës pranë Fakultetit Filologjik “Blazhe Koneski” në Shkup.

 

Sipas tij mos përfillja e këtyre drejtimeve ka të bëj me largimin e të rinjve jashtë vendit si dhe interesimin e tyre për shkencat tekniko teknologjike.

“Rënia, tani mund të shpjegohet në mënyra të ndryshme për arsye se është një rregull e pashkruar. Një pjesë e madhe e studentëve regjistrohen në fakultetet e teknikës, informatikës, një pjesë në fakultetet e ekonomisë, pastaj juridikut e kështu me radhë. Na mbetet një numër shumë i vogël për këto studimet tjera. Ka edhe probleme të natyrave tjera, një pjesë e të rinjve ikin jashtë, një pjesë tani mund ta quajmë edhe si problem demografik”, tha Ismet Osmani, përgjegjës I Katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Shpresa për plotësimin e vendeve të lira mbetet në afatin e dytë për regjistrim, më 15 dhe 16 shtator. Osmani kujton se në afatin e parë janë regjistruar 12 studentë në grupin arsimor dhe vetëm 1 student në grupin e përkthimit.

“Shfrytëzoj rastin ti ftoj kandidatët, ata të cilët kanë kryer shkollimin e mesëm që të paraqiten në këtë program studimor, në grupin e përkthimit për arsye se i kanë mundësitë e mëdha, është një grup jashtëzakonisht atraktiv. Jemi në kontakt me të gjitha institucionet e vendit dhe ata kanë nevojë për përkthyes. E mira është që sivjet Ministria e Arsimit ka ndarë edhe bursa pikërisht për këtë grup studimor”, u shpreh Ismet Osmani, përgjegjës I Katedrës së gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Në drejtimin Gjuhë dhe letërsi shqipe janë paraparë 50 vende të lira ndërsa në grupin e përkthimit 30 vende të lira./

Related posts

Rasti “Monstra”, zv/ministri Nuhiu: Ministria shqetësohet, por s’është hetuesi

D V

Zaev uron mikun e tij Bojko Borisov për fitoren në zgjedhjet e djeshme në Bullgari

Z.H

Mallrat e paligjshme në rrugët detare të Ballkanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More