Agjencia Zhurnal.mk.

Interesim i madh për ndeshjen Ulpiana – Gjilani, shumë tifozë mbesin pa bileta

Njëra nga ndeshjet kryesore pritet të zhvillohet në stadiumin “Sami Kelemendi” në mes Ulpianës dhe Gjilanit. Në ballafaqimin e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave fituese ka dalur ekipi nga Lipjani me rezultat 3:2 si mysafirë.

Por interesante është se për këtë ndeshje gjatë këtyre ditëve ka pasur kërkesa të shumta për bileta, ndërsa një pjesë e mirë e qytetarëve nuk kanë arritur ta sigurojnë një të tillë.

Tifozeria vendëse është përgatitur prej ditësh dhe pritet të prezantohet me koreografi të ndryshme në tribunën ballore, teksa do të kenë mbështetjen e qindra mijërave qytetarëve lipjanas, që së bashku do ta përkrahin skuadrën e qytetit të tyre.

Por edhe në anën tjetër “Skifterat” pritet të udhëtojnë me një numër të tifozëve rreth 100-150.

Edhe “Tigrat” por edhe “Skifterat” kërkojnë maksimumin e pikëve nga skuadrat e tyre.

Related posts

Ferizaj shkëlqen në miqësore, deklason skuadrën shqiptare nga Maqedonia e Veriut

Redaksia

“Prokuroria nuk vepron në mënyrë selektive dhe nuk u nënshtrohet ndikimeve politike”

Z.H

Gjashtë vendvotime në Mavrovë dhe Rostushe me më pak se dhjetë votues

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More