Agjencia Zhurnal.mk.

Intelektualët udhëtojnë në Finlandë, për të mbështetur Dritën në Ligën e Konferencës

Skuadra e Dritës e cila mbylli sezonin 2021/22 si nënkampione në elitën e futbollit kosovar, ka siguruar biletën e pjesëmarrjes në Ligën e Konferencës.

Lexo po ashtu:

Drita mëson kundërshtarin për raundin e parë eliminues në Ligën e Konferencës

Pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës, bardhekaltëri do të takohen me skuadrën e Inter Turkut, në raundin e parë kualifikues për UEFA Conference League.

Drita edhe në këtë takim siç duket nuk do të jetë vetëm, shkruan Gazeta OLLE. Intelektualët kanë njoftuar se do të jenë prezent në stadium për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.

Më poshtë njoftimi i plotë:

“Të mërkurën e 6 Korrikut nga ora 18:00 klubi jonë i zemrës do të takohet me Inter Turku nga Finlanda në kuadër të ‘Uefa Conference League’.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ‘Veritas Stadium’ në Turku të Finlandës.

Ftohen të gjithë tifozët tanë që gjinden në diasporë të na bashkangjiten në përkrahje të klubit tonë të zemrës, sepse Drita kurrë nuk është e vetme kado që shkon.

Në ditën e ndeshjes të gjithë do të takohemi në një lokacion afër stadiumit (ju njoftojmë me kohë për vendin) dhe nga aty në mënyrë të organizuar do të marrim rrugën drejtë stadiumit.

Rreth informatave të biletave si dhe të sektorit ku do të vendosemi do të ju njoftojmë me kohë.

P.s për informata shtesë rreth organizimit të tifozëve mund të kontaktoni me anëtarin tonë që gjendet në Finlande, Albert Fazliu – Zubi.”

Related posts

Gërkovska: Pjekuri demokratike në periudhën zgjedhore dhe të dimë të dallojmë aktivitetet partiake dhe shtetërore

Xh M

Skandali në Onkologji huton qytetarët  – S’ka detaje nga Prokuroria për hetimet

Xh M

Mariçiq: Jo ndryshime ligjore, por nevojitet dinamikë ku i gjithë procesi për dhënien e pasaportave do të përfundonte këtë verë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy