Agjencia Zhurnal.mk.

Integrimi, shkëmbimet tregtare dhe situata në rajon/ Rama vizitë zyrtare në Kroaci

Kryeministri Edi Rama është nisur këtë të hënë drejt Zagrebit në një vizitë zyrtare.

Kreu i qeverisë shqiptare do të pritet në një ceremoni të posaçme rreth orës 13:00, ku do të luhen himnet kombëtare të dy vendeve. Më pas, do të mbahet dhe takimi i përbashkët mes dy kryeministrave, atij shqiptar dhe kryeministrit të Kroacisë Andrej Plenkoviç.

Gazetarja e RTSH-së Denada Shkodrani raportoi nga Zagrebi, ku bëri me dije se në fokus të takimit Rama-Plenkoviç do të jenë tre çështje kryesore, procesi integrues i Ballkanit Perëndimor në BE, shkëmbimet tregtare dhe zhvillimet e fundit në rajon.

Gjatë mesditës, pritet që dy homologët të dalin në një deklaratë të përbashkët.

Po ashtu, gjatë vizitës në Kroaci, do të zhvillohet takimi mes dy delegacioneve, atij shqiptar dhe kroat.

Pas takimit, pritet nënshkrimi i dy marrëveshje, asaj për sigurimet shoqërorë dhe memorandumi i bashkëpunimit për shkëmbimet e përvojave në fushën e shëndetësisë.

Sa i përket marrëveshjes për sigurimet shoqërore, që do të firmoset nga Ministri i Financave Ervin Mete, rreth 3 mijë qytetarëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Kroaci, do t’u njihet e drejta dhe kontributi tyre, dhe e njëjta gjë vlen edhe për qytetarët kroatë që jetojnë e punojnë në Shqipëri.

Ndërsa memorandumi i bashkëpunimit për shkëmbimet e përvojave në fushën e shëndetësisë do të firmoset nga Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

Related posts

Miratohet marrëveshja me Italinë për refugjatët dhe projekt-ligji për Zonat e Mbrojtura

Xh M

Pas arrestit shtëpiak, Berisha ‘ndëshkohet’ edhe nga Kuvendi: Nuk i paguhen…

Xh M

Protestat japin efekt, jo investimeve të huaja në Bundesligë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy