Agjencia Zhurnal.mk.

Integrimi në BE, Geer: RMV duhet të jetë pjesë e BE-së

Shkup, 24 korrik – Maqedonia e Veriut duhet të jetë pjesë e BE-së dhe këtë e kanë konfirmuar organet më të larta të BE.

Përpjekjet e palës sllovene janë maksimale për të krijuar ambient politik për fillimin e konferencës ndërqeveritare gjatë kryesimit slloven, ka potencuar Ambasadori i Bashkimit Europian në Shkup, Dejvid Gir.

“Unioni Europian në nivelet e saja më të larta ka pohuar se RMV duhet të jetë pjesë e BE-së, dhe kjo ende mbetet si prioritet strategjik i BE-së në nivelet më të larta. Hapi tjetër siç dini është të hapet korniza e bisedimeve, respektivisht të fillohen bisedimet përmes takimeve ndërqeveritare. Tani edhe kryesimi i Sllovenisë është duke i shtuar përpjekjet e saja, ashtu sikurse edhe kryesimet e vendeve tjera, dhe patjetër duhet të shohim përpara. Ne i inkurajojmë dhe i shtyejmë bisedimet bilaterale në mes RMV dhe Bullgarisë, me qëllim që të zgjidhen çështjet e pa zgjidhura nga e kaluara, por një gje e dinë se vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE, dhe jo jashtë saj” – tha Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Geer.

Integrimi në BE, Dimitrov: BE duhet të faktorizohet në Ballkan

Nga ana tjetër zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, po qëndron në ditën e dytë të konferencës në Berdo të Sllovenisë, ku temë kyçe e bisedimeve është faktorizimi i BE-së n rajonin e Ballkanit.

“Nga kryesimi i Sllovenisë gjatë javëve dhe muajve në vazhdim do ta arrijmë pikën kritike, ose do ta ripërtërijmë kretibilitetin e BE-së në Ballkanin Perendimor ose do ta humbim, dhe shumë do të varet nga aftësia e partnerëve tanë slloven që të arrimë, dhe jo të dështojmë” – u shpreh Zv.Kryeministri për Çështje Europian, Nikolla Dimitrov.

Nga pala sllovene konfirmojnë prioritetet të cilat i kanë theksuar më parë, dhe ato janë Procesi i zgjërimit, Sundimi i së drejtës, dhe e ardhmja Europiane.

Maqedonia e Veriut edhe në Forumin e Berdos ka marrë mbështetje të fuqishme nga shumë vende pjesëmarrëse për vazhdimin e procesit integrues zv/kryeministri për çështje europiane, Nikolla Dimitrov ka realizuar nje sërë takime me ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së me ç’rast Maqedonia e Veriut ka marrë mbështetje për perspektiven integruese te vendit ne BE. ( TVM2)

Related posts

Toshkovski për vizitë të DPB Kërçovë dhe departamenteve të policisë në Zajaz dhe Osllomej

Xh M

Fakulteti Filologjik i Universitetit të Tetovës organizoi trajnimin njëditor “Ndriço rrugën tënde drejt suksesit”

Xh M

Këshilli i SASHK-ut në seancë të jashtëzakonshme vendosi të hënën të protestojë para Ministrisë së Kulturës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy