Agjencia Zhurnal.mk.

Instituti për demokraci: Relativisht nivel i ulët i cilësisë së debatit në Kuvend në dy vitet e fundit

Shkup, 19 gusht – Vlerësimi mesatar i cilësisë së debatit në Kuvend në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2021 është 5,6, në shkallën prej 1 më të ulët deri në 10-të më të lartë, që krahasuar me periudhën paraprake të vëzhgimit (gusht-dhjetor 2020 është 5,5) shënon përmirësim të dobët në nivelin e argumentimit.

Këtë e tregojnë rezultatet e Raportit për vëzhgim që e zbatoi Instituti për Demokraci në periudhën nga janari deri në qershor të vitit 2021. Siç informojnë prej atje, vëzhgimi është fokusuar në diskutimet të cilat kanë të bëjnë me pikat e rendit të ditës në Kuvend të cilat përkasin në fushat e qevrisjes të së drejtës, të drejtat e njeriut dhe demokracia.

“Raporti për këtë periudhë tregon nivel relativisht të ulët të cilësisë së debatit në Kuvend në dy vitet e fundit dhe e konfirmon konkluzionin se ekziston hapësirë për përmirësim të dukshëm”, thonë nga Instituti.

Saktësojnë se më aktiv me përfshirjen në diskutime ishin deputetët e opozitës, të cilët morën pjesë me 63 për qind nga diskutimet e vëzhguara, ndërsa deputetët e pushtetit morën pjesë në 37 për qind. Më së shpeshti për ta marrë fjalën janë paraqitur dhe më gjatë në foltoren e deputetëve kanë qëndruar deputetët Panço Minov dhe Gordana Siljanovska Davkova.

“Në përgjithësi vërehet përmirësim në nivelin e argumentimit nga ana e pjesëmarrësve në diskutim në Kuvend. Folësit në 38 për qind të fjalimeve të tyre nuk kishin argumente, ndërsa në 48 për qind argumentuan dobët. Një ose më shumë argumente janë vërejtur në 14 për qind të diskutimit”, thonë nga Instituti.

Në këtë periudhë të raportimit, shtojnë, në diskutimet e vëzhguara nuk është vërejtur ndryshim i qëndrimit te deputetët, as për shkak të argumenteve më të mira te bashkëfolësit, as për arsye tjera.

“Raporti e konfirmon edhe kthimin e ulët konstant të deputetëve ndaj të drejtave të grupeve të margjinalizuara, nëpër të gjitha periudhat e vëzhgimit. Është vërejtur se deputetët në rreth 98 për qind të diskutimeve të tyre, nuk kthehen për të drejtat e grupeve të margjinalizuara, përderisa në mënyrë specifike nuk diskutohet për ndonjë ligj ose temë në rend dite lidhur me të drejtat e tyre”, theksojnë nga Instituti.

Sipas tyre, kultura e debatimit të deputetëve në Kuvendin tonë, e mbështetur me argumente të qarta dhe të fuqishme me të cilat direkt mbështetet qëndrimi i përfaqësuar, është në nivel relativisht të ulët.

“Prandaj në këtë raport janë përfshirë edhe disa rekomandime, por edhe mjete të arritshme të cilat u qëndrojnë në dispozicion deputetëve për arritje të nivelit më të lartë të cilësisë së debatit”, potencojnë nga Instituti për Demokraci.

Instituti për Demokraci nga qershori i vitit 2014 e ndjek cilësinë e debatit në Kuvend dhe punën e Kuvendit në përgjithësi.

Related posts

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Xh M

Dy muaj pritje për një pasaportë

Xh M

Karvani i KSHZ-së fillon nesër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy