Agjencia Zhurnal.mk.

Institucionet shtetërore përmirësojnë trasparencën e informaconeve me karakter publik

Shkup, 7 Nëntor – Dalëngadalë po përmirësohet transparenca e institucioneve shtetërore në dhënien e informacioneve me karakter publik. Ky është konstatimi i përgjithshëm i autoriteteve në konferencën përfudnimtare kushtuar “Promovimit të transparencës dhe përgjegjësive në administratën e RMV-së”, e finansuar nga BE-së, në të cilën u tha se për më shumë se gjysma janë ulur ankesat për mos dhënien e informacioneve publike. Më shumë “heshtin” komunat dhe organet e ndjekjes, ndërsa dukshëm janë përmirësuar institucionet shtetërore në dhënien e informatave publike.

 

“Këtë vit vërejmë ulje drastike të numrit të ankesave të parashtruara që do të thotë se deri tani janë parashtruar vetëm 300 ankesa, për dallim për të njëjtën periudh vitin e kaluar  ku kishim rreth 700 apo 800 ankesa për mos  dhënie të  informacioneve për qasje deri te informatat me karater publik.”, tha Pllamenka Bojçevska drejtoreshë e AMDQLIKP-së.

“Transparenca e qeverisë nënkupton rritjen e efikasitetit gjatë publikimit të dhënave publike. Sa më shumë institucione të publikojnë informacionet e karakterit publik aq më shumë do të ulen ankesat për mos dhënie të  informatave deri tek Agjencioni andaj themi se duhet punuar ende më shumë në këtë drejtim.”, tha shefja e BE-së Marie-Madeline Kanellopolus.

Nga Komisioni për parandalimin e korrupsionit thonë se ende është herët për të biseduar nëse përfaqësuesit e institucioneve kanë ose jo vullnet për ti bërë publike informacionet e tyre publike dhe për të luftuar korrupsionin, derisa atyre paraprakisht nuk u mundësohen kushte dhe mjete finasiare për ti zbatuar ligjet. 

“Ne sa po dëgjuam se Prokuroria nuk ka kapacitete të mjaftueshme materiale, finansiare dhe njerëzore për të zbatuar ligjin për qasje të lirë në informacione me karatker publik. Andaj themi se kur të gjitha institucioneve do t’u krijohen kushtet e nevojshme atëherë do të mund të flasim nëse ata kanë ose jo vullnet për qasje të lirë për informacionet dhe luftën kundër korrupsionit.”, tha Vladimir Gjorgjiev, anëtar i KSHPK-së.

Autoritetet thonë se do të insistojnë për ta implementuar transaprencën më proaktive ku të gjitha institucionet vetvetiu do ti publikojnë ne ueb-faqet e tyre informacionet e karaterit publik. 

Related posts

Edukatorëve do t’u ulen pagat këtë muaj, mjetet do t’iu kompensohen muajt në vijim

Xh M

Kovaçevski – Petkov: Do të përkushtohemi punëve që ishin harruar vitet e fundit

Z.H

FRI dekoroi më të mirët me rastin e Vitit të Ri Islam, Ganiu: kënaqësi të jem pjesë e këtij organizimi aq i veçantë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More