Agjencia Zhurnal.mk.

Institucione të KSHPK kërkojnë mendime për punësime, furnizime publike de marrëveshje për qira

Shkup, 31 gusht – Ministritë, shkollat, komunat dhe agjencitë shtetërore në Komisionin shtetëror për parandalim të korrupsionit parashtruan gjithsej 120 kërkesa në tre javët e fundit për marrje të mendimeve për punësime, furnizime publike dhe dhënie me qira të tokës shtetërore.

 

Nga KSHPK theksuan se ata nuk kanë kompetenca të japin mendim lidhur me këto kërkesa dhe se drejtuesit e institucioneve duhet të marrin përgjegjësi për vendimet e veta, përkatësisht se ligjet janë të qarta çka duhet të bëhet në këtë periudhë. Sipas tyre duhen plotësime të caktuara në Kodin zgjedhor.

“Nga 120 kërkesa 10 janë nga ministritë, 27 nga komunat, 29 kërkesa nga shkollat dhe 59 kërkesa të tjera kanë të bëjnë për punësime, 23 kërkesa për marrje të mendimit për furnizime publike. Shumica e komunave kërkojnë mendim për ndarje të marrëveshjeve për qira”, thonë nga KSHPK.

Njëherit, sot KSHPK e mbajti mbledhjen e 51-të.

Related posts

Rufeja godet shtëpinë në Kumanovë

Xh M

Për hyrje dhe dalje nga vendi pritet deri në 1 orë

Xh M

Mariçiq nga Podgorica: Ballkani Perëndimor meriton të ardhme të sigurt dhe evropiane

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More