Agjencia Zhurnal.mk.

Instagram: S’ka më nevojë për 10 mijë ndjekës, linkun mund ta vendosin të gjithë në story

Nëse nuk keni pasur mundesi të vendosni një link në Story-t e Instagram, gjërat do të ndryshojnë së shpejti.

 

Platforma gradualisht ka zgjeruar aksesin në funksionalitet në muajt e fundit dhe tashmë Instagram do të ofrojë veçorinë për të gjithë.

Funksionon si me çdo afishë tjetër. Mjafton të klikoni ikonën e linkut dhe më pas të kërkoni për opsionin e lidhjes dhe të ngjisni URL që dëshironi.

Instagram tha se po punon për të sjellë më shumë kontekst tek afishat që shikuesit ta kenë më të qartë se ku të çon.

Kujtojmë se më parë link-u ofrohej vetëm për llogaritë me mbi 10 mijë ndjekës dhe ishte implementuar me gjestin e tërheqjes nga poshtë lartë mbi historitë e Instagram.

Llogaritë e reja dhe ato që njihen për përhapje të keqinformimit do të bllokohen nga përdorimi i këtij funksionaliteti.

Related posts

Punonjësit e Facebook nuk po mund të futen nëpër zyrat e tyre, bie tërë sistemi – nuk po u punojnë kartelat për tu futur në ndërtesë

D V

Snapchat heq filtrin që u bë shkak për shumë aksidente

D V

Del në shitje OnePlus Nord 2 5G, këto janë çmimet e këtij telefoni inteligjent

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More