Agjencia Zhurnal.mk.

Inspektime edhe në shitjet me pakicë ashtu edhe në ato me shumicë të derivateve të naftës

Shkup, 4 mars  – Përveç kontrolleve të paralajmëruara në funksionimin e qendrave të shpërndarjes që kryejnë furnizime të produkteve ushqimore, me inspektime do të përfshihen edhe personat juridikë që merren me veprimtarinë “Tregtia me pakicë dhe shumicë me derivate të naftës”, kumtoi Drejtoria e policisë financiare.

Ata njoftojnë se ekipet e Drejtorisë së Policisë Financiare së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Tregut dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike në periudhën e ardhshme do të kryejnë kontrolle të gjithanshme në të gjithë vendin.

Inspektimet e përforcuara janë paralajmëruar për të parandaluar manipulimet e mundshme në furnizim.

Autoritetet kanë kumtuar vazhdimisht se ka ushqim, karburant dhe energji të mjaftueshme dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos i nënshtrohen asnjë spekulimi dhe të mos krijojnë panik të panevojshëm. Ata sigurojnë se shteti është i gatshëm t’u përgjigjet të gjitha sfidave që lidhen me krizën.

Related posts

Kryesia e LSDM sonte vendos për propozimet e VMRO

Xh M

Sllupçani nuk lëshon pe, në Haraçinë sot përfundon aktiviteti i EVN që vjedhjet e rrymës të ulen në 10 për qind

Xh M

A mund të kthehet referendumi në tavolinë si rrugëdalje për ndryshimet kushtetuese?

I Z