Agjencia Zhurnal.mk.

Iniciativa më Mirë për Tetovën: Pa përgjegjësi nuk ka qetësi!

Tetovë, 8 nëntor – Sot bëhen 2 muaj nga tragjedia në të cilën humbën jetën 14 pacientë dhe familjarë në spitalin modular të Tetovës.

 

“Ende nuk ka asnjë përgjegjësi konkrete, as morale, as penale. Ajo që dëgjuam këto ditë ishte se politikanët janë në gjendje të japin dorëheqje kur humbin zgjedhjet, por jo edhe kur humbin jetën 14 njerëz. Tetova dhe opinioni kërkon të dijë deri ku janë hetimet? Përse Prokuroria lëshoi një pjesë të raportit të krim-teknikës pa treguar edhe raportin e ekspertëve gjermanë? A ishte lëshuar ky raport për të shfajësuar përgjegjësit në periudhën parazgjedhore me kërkesë nga Qeveria? Nuk ka ndonjë detaj në lidhje me hetimin e Zyrës së Prokurorit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në lidhje me tenderin dhe spitalet modulare dhe nëse ata i plotësonin standardet themelore të sigurisë, menaxhimit dhe mirëmbajtjes së tyre”, thuhet në reagimin e Iniciativës Më mirë për Tetovën, duke nënvizuar faktin se në mesin e viktimave ka edhe familjarë të cilët janë detyruar të kujdesen për të afërmit e tyre, është një akt tjetër kriminal për të cilin prokuroria duhet të kërkojë përgjegjësi penale nga udhëheqësia e spitalit

“Hetimet të bëhen pa kursyer askënd, në cilën do qoftë pozitë shtetërore apo partiake të jenë ato. Zero tolerancë për kulturën e pandëshkueshmërisë! Derisa nuk ka përgjegjësi, Tetova nuk do të ketë qetësi”, thuhet në reagimin e Iniciativës Më mirë për Tetovën.

Related posts

“Ujësjellësi” i Shkupit dhe BERZH nënshkruan marrëveshje për grant prej miliona eurove

D V

Hristijan Mickoski pësoi aksident trafiku në Prilep

R Zh

KSHZ miratoi ndryshim të të dhënave në Listën Zgjedhore dhe në Regjistrin e radiodifuzerëve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More