Agjencia Zhurnal.mk.

Infrastruktura e NATO-s, kyçe në përgjigjen ndaj Finlandës dhe Suedisë

Me Finlandën dhe Suedinë që duket se janë të gatshme të aplikojnë për anëtarësim në NATO, Rusia tha se përgjigja e saj ndaj anëtarësimit të shteteve nordike në këtë aleancë ushtarake perëndimore do të varet nga lloji i infrastrukturës ushtarake që NATO do të vendosë në territorin e këtyre shteteve.

 

Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Aleksandr Grushko, u tha gazetarëve në Moskë më 14 maj, se pranimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të kërkonte një ndryshim strategjik dhe se Kremlini do të ndërmerrte “masa adekuate” për t’iu përgjigjur këtij zhvillimi, nëse forcat bërthamore të NATO-s do të afroheshin më pranë kufijve të Rusisë.

Grushko shtoi se Rusia nuk ka qëllime armiqësore ndaj Finlandës dhe Suedisë, ku mbështetja në shtetet tradicionalisht neutrale është rritur pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia në Shkurt. Rusia ka përmendur ambiciet e Ukrainës për t’iu bashkuar NATO-s si një prej arsyeve kryesore për nisjen e luftës.

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, gjatë kësaj jave mbështeti anëtarësimin në NATO “pa vonesa”, duke thënë se një gjë e tillë do të forconte sigurinë e shtetit, i cili ndan një kufi prej 1,300 kilometrash me Rusinë.

Partia udhëheqëse, Partia Social-Demokrate, pritet që më 14 maj të njoftojë për mbështetjen për t’iu bashkuar NATO-s, një lëvizje që i hapë rrugën aplikimit për anëtarësim në ditët e ardhshme.

Qeveria suedeze po ashtu ka prezantuar planet për të aplikuar për anëtarësim në NATO dhe po ashtu pritet të njoftojë për këtë gjë së shpejti.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s, duke filluar nga 14 maji, do të zhvillojnë takime dyditore në Berlin, dhe do të diskutojnë edhe për anëtarësimin e mundshëm të Suedisë dhe Finlandës.

Shumë anëtarë të NATO-s veçse kanë shprehur mbështetjen e tyre për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës.

Related posts

Dërgesat e asistencës ushtarake amerikane fillojnë të arrijnë në Ukrainë

D V

FAO: Çmimet e ushqimit në janar afër nivelit më të lartë në 10 vitet e fundit

D V

Iraniani bëri një llogaritje interesante të datave të luftërave botërore dhe agresionit rus në Ukrainë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More