Agjencia Zhurnal.mk.

Infosesion për procesin e aplikimit për propozim-projekteve nga palët e interesuara të Ballkanit Perëndimor

Shkup, 26 nëntor – Infosesion dyorësh për procesin e aplikimit për propozim-projektet prej palëve të interesuara nga Ballkani Perëndimor do të mbahet sot në amfiteatrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

 

Procesi i aplikimit është hapur nga 8 nëntori 2021 dhe zgjat deri më 23 dhjetor të këtij viti. Kjo është thirrja e katërt e formimit të Fondit për Ballkanin Perëndimor në vitin 2017, por e para që publikohet me mbështetje të rëndësishme nga Bashkimi Evropian, i cili do të financojë grante rajonale përmes IPA – Instrumentit për paraqasje.

Shfrytëzues primarë të aksionit të përbashkët të BE/VBF janë organizatat qytetare, ndërsa grantistë të tjerë potencialë janë shoqatat dhe organizatat jofitimprurëse, fondacionet, institucionet arsimore, rrjetet rajonale, subjektet publike lokale dhe rajonale.

Ekipi i VBF-së do të udhëtojë nëpër rajon që të takohet me palët e interesuara dhe me grantistët potencial të infosesioneve, gjatë së cilave të gjithë të interesuarit do të marrin informacione të thukëta për atë se si të aplikojnë dhe si të formojnë partneritete në rajon.

Aplikacionet mund të shtrohen përmes sistemit për aplikim që ndodhet në ueb – faqen e Fondit./Zhurnal.mk

Related posts

Sot do të ketë ndërprerje të ujit në Tetovë

D V

Shkatërroi materialin zgjedhor, padi për një 45-vjeçar nga Prilepi

D V

Nuk dihet kur do të sillen 45 kufomat e aksidentit në Bullgari

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More