Agjencia Zhurnal.mk.

Influencuesja bëri një trajtim të plotë zbukurimi para se të sillte në jetë fëmijën

Lindja e fëmijës është përvoja më e bukur dhe në të njëjtën kohë më e frikshme që mund të përjetojë një nënë.

 

Dhe derisa shumë gra në momentet para lindjes janë të fokusuara vetëm për të paketuar një çantë me rroba dhe për nevojat themelore, një grua australiane e bëri atë në një mënyrë shumë të ndryshme.

Blogerja Indy Clinton jeton në Sydney me bashkëshortin e saj, Benin dhe djalin e tyre, Navy, ndërsa në prag të ardhjes në jetë të vogëlushit të dytë vendosi që të mos e priste me dukje të çrregullt, por të shkëlqente në fotografinë e parë të përbashkët me të bijën.

Ajo u ka treguar ndjekësve në rrjetet sociale për përgatitjet para se të shkonte në spital për të nxitur lindjen. Indy nuk tregoi shenja nervozizmi. Para së gjithash, ajo e çoi djalin e saj në kopsht dhe më pas iu përkushtua vetes. Shkoi për një manikyr dhe pedikyr, kurse më pas shkoi në shtëpi për të tharë dhe stiluar flokët. Gjithashtu ishte e nevojshme të bëhej procesi i vetënxirjes dhe freskimi i makijazhit.

“Nëse dikush pyet pse nxihem para lindjes së fëmijës, dua të them, a dua të dukem e shëmtuar gjatë lindjes së një fëmije? Jo!”, thotë ajo sinqerisht në një video që është parë nga mbi një milion njerëz.

Rrugës për në spital për vetë lindjen, Indy e përgatiti edhe bashkëshortin e saj duke ia shkulur vetullat. Nëna moderne, madje edhe në spital dukej e përsosur, ndërsa e rinovoi grimin edhe kur kishte kontraktime.

Më në fund, rezultatin e ka treguar duke telefonuar nga shtrati i saj në spital, pas lindjes, ndërsa në krahë mbante vajzën e vogël të cilën e quajti Bambi Valentine.

“Vajza jonë është këtu”, ka shkruar influencuesja që çdo fije floku e kishte në vendin e vet.

Pavarësisht çuditshmërisë së kësaj përgatitjeje, Indy mori komplimente për pamjen e saj në komente dhe shumë nëna pranuan se e kishin bërë vetë diçka të tillë përpara se të lindnin fëmijët

Related posts

Horoskopi 20 maj 2022 nga Paolo Fox: Të gjitha parashikimet shenjë për shenjë

D V

A duhet të shtoni vaj në rutinën tuaj të kujdesit të flokëve

D V

Dy shenjat e horoskopit më me fat për sot

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More