Agjencia Zhurnal.mk.

Inflacioni deri në gusht në nivel vjetor 11.6 për qind

Inflacioni mesatar në periudhën janar – gusht të vitit 2022 është 1.,6% në bazë vjetore dhe kryesisht rezulton nga faktorët e jashtëm nga ana e ofertës, kumtoi Banka Popullore.

 

“Kontribut më të madh në rritjen e inflacionit të brendshëm ka rritja e çmimeve të importuara të ushqimeve dhe energjisë, duke përfshirë çmimin e brendshëm të energjisë elektrike dhe atë termike, të cilat janë nën ndikim të zhvillimeve në tregun botëror të energjisë. Por, rritja e tyre afatgjatë dhe më e fortë krijon efekte transferimi edhe në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera dhe nxit më tej pritjet inflacioniste, që drejton në nevojën për udhëheqjen e politikave të brendshme të kujdesshme. Në muajt e fundit te çmimet e ushqimit vërehen përshtatje më të theksuara në rënie në bursat botërore, që në periudhën e ardhshme mund të sjellë përshtatje në rënie edhe të çmimet në vend. Në të njëjtën kohë, janë në rënie edhe rishikimet edhe të pritjeve për rritje te një pjesë e çmimeve. Megjithatë, pasiguria nga dinamika e ardhshme e çmimeve të produkteve primare në bursa, ndërsa veçanërisht të energjisë është theksuar për shkak të ngjarjeve ushtarake në Ukrainë”, theksohet në kumtesën e Bankës Popullore.

Related posts

Ulet lehtë çmimi i naftës në Shqipëri pas vendimit të bordit të transparencës

D V

Me 250 milion denarë në Fondin intervenues do t’u ndihmohet bujqve

D V

BERZH dhe BE do të financojnë një pjesë të autostradës nga Shkupi në Bllacë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More