Agjencia Zhurnal.mk.

Inflacioni arrinë në 18.7 për qind

Shkup, 7 Tetor – Trendi i rritjes së kostos së jetesës vazhdon. Në shtator të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, inflacioni është rritur me 18.7 për qind.

 

Në baza mujore, nga gushti në shtator, shpenzimet e qytetarëve janë rritur me 1.6 për qind. Raporti i publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikave tregon se për një vit shpenzimet e qytetarëve për blerjen e ushqimeve dhe pijeve janë rritur për gati 30 për qind.

Kostot e përgjithshme janë pothuajse 20 për qind më të larta. Të dhënat tregojnë se për të njëjtën periudhë qytetarët kanë rritur shpenzimet për transport mbi 13 për qind.

Në një vit buka dhe drithërat janë më të shtrenjta me 50 për qind, mishi me më shumë se 26 për qind, peshku me 13 për qind, vaji i ullirit me 45 për qind, frutat dhe perimet rreth 15 për qind.

Pas një sërë rritjesh të çmimeve të produkteve të qumështit, qeveria vendosi të kufizojë marzhin e gjizës, djathit të bardhë dhe djathit të bardhë të përzier, djathit, qumështit të thartë si dhe kremit dhe kosit.

Për këto produkte, marzhi më i lartë tregtar është i kufizuar në dhjetë për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë.

Related posts

Kursimi i rrymës: Për shkak të faturave apo pse e rekomandon Qeveria?

Redaksia

Dita e dytë e forumit të Prespës për dialog, do të flitet për kthimin e sinergjisë

Z.H

Jotova: Dëshirojmë garanci për të drejtat e bullgarëve të Maqedonisë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More