Agjencia Zhurnal.mk.

Infektohen me COVID-19 dy nga ish-drejtuesit e UÇK-së që po mbahen në Hagë

Disa prej ish-luftëtarëve të UÇK-së që po akuzohen nga Gjykata Speciale në Hagë janë infektuar me coronavirus në qendrat e paraburgimit.

 

“Së paku dy nga ta kanë rezultuar pozitiv në testet e coronavirusit. Derisa pritet të analizohen edhe mostrat tjera nëse janë të prekur edhe personat e tjerë që po mbahen në qendrat e paraburgimit të Hagë”, njoftojnë burime të RTV Dukagjinit.

Ai shtoi se pikërisht këto infektime kanë ndikuar edhe te vizitat e familjarëve, të cilët nuk janë lejuar t’i takojnë ish luftëtarët e UÇK-së.

Në pritje të gjykimit në Hagë po mbahen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Related posts

Reformat në nivelin qendor nuk janë të plota pa reformat në nivelin lokal

Xh M

Njeriu i Vuçiqit i përgjigjet Escobarit: Serbia nuk pranon Asociacion pa kompetenca ekzekutive

D V

MPB: Nga nesër qytetarët mund të pajisen me targa të përkohshme në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More