Agjencia Zhurnal.mk.

Indonezia “shqyrton” mundësinë e heqjes së dënimit me vdekje

Kur Indonezia zbuloi së fundmi planet më të fundit për të riparuar Kodin e vjetër Penal të saj, një nga nenet që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte ai për dënimin me vdekje.

Ndërsa Indonezia ka ekzekutuar prej kohësh ata të dënuar për krime të tilla si terrorizmi, vrasje dhe trafik droge, drafti i Kodit të ri Penal e përshkruan ekzekutimin si një “opsion të fundit” dhe ofron një alternativë tjetër.

Një periudhë prove 10-vjeçare gjatë së cilës të dënuarit mund t’i zëvendësohet dënimi me burgim të përjetshëm nëse plotësojnë disa kushte, shkruan Al Jazeera.

Sipas draftit, i cili pritet të nënshkruhet si ligj në muajt në vijim, gjyqtarët do të autorizohen të japin një dënim me vdekje me një periudhë prove prej 10 vjetësh nëse i pandehuri “tregon pendim, ka mundësi reformimi”.

Kreu i Amnesty Indonesia, Usman Hamid, i cili bën fushatë për t’i dhënë fund dënimit me vdekje në tërësi, thotë se nëse do të përdoret një periudhë prove, ajo duhet t’i jepet të gjithëve që dënohen me vdekje.

“Koncepti i dënimit me vdekje si një dënim alternativ është i paqëndrueshëm, sepse formulimi i qeverisë është rikthyer atje ku periudha e pritjes varet nga vendimi i gjyqtarit, diçka që është e prirur për abuzim”m tha ai.

Sipas të dhënave të Amnesty, rreth 579 ekzekutime u regjistruan në mbarë botën në vitin 2021, një rritje prej 20 për qind nga viti 2020.

Rritje të mëdha u panë në Iran dhe Arabinë Saudite, ndërsa të dhënat për Kinën nuk u përfshinë sepse qeveria atje i cilëson ekzekutimet sekret shtetëror.

Related posts

Autoriteti Palestinez e formon kabinetin e ri

Xh M

Lula: Negociatat aktuale të marrëveshjes BE-Mercosur duken më premtuese se më parë

Xh M

Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votuan kundër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy