Agjencia Zhurnal.mk.

Incidenti gjatë protestave, Pendarovski: Pres që të gjithë personat e përfshirë të arrestohen

Shkup, 7 Korrik – Presidenti Stevo Pendarovski përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka dënuar dhunën në protestat e mbrëmshme si dhe incidentin pranë Sheshit Skënderbeu.

Pendarovski thotë se është e papranueshme përdorimi i dhunës dhe nxitja e dhunës për qëllime politike dhe se nuk ka asgjë më të rëndësishme se paqja dhe siguria e të gjithë qytetarëve.

“U bëj apel të gjithë organizatorëve të protestave, të cilat po mbahen këto ditë në Maqedoninë e Veriut të ndërmarrin përgjegjësi dhe të drejtën e tyre demokratike që të protestojnë të vazhdojnë ta praktikojnë me dinjitet dhe pa dhunë. Njëkohësisht e gjykoj rreptësishtë mbajtjen dhe përdorimin e armës së zjarrit nga civilët dhe qytetarët në vend, të cilët nuk janë përfaqësues të organeve të sigurisë. Dje policia kishte një reagim në kohë i cili parandaloi përplasje më të mëdha. Pres që të gjithë personat të cilët u involuan mbrëmë në këtë incident të arrestohen dhe të sanksionohen përkatësisht në afatin sa më të shkurtër të mundshëm”, ka shkruar mes tjerash Pendarovski.

Related posts

Zhegrova: Ishte shumë me rëndësi që ta nisnim me fitore, kam zgjedhur numrin 9 për shkak të legjendës Fadil Vokrri

Redaksia

Organizohet protestë për rastin e vdekjes së Rexhail Qerimit

Z.H

Sot mblidhet Këshilli Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More