Agjencia Zhurnal.mk.

Incident i armatosur në Kodrën e Diellit

Tetovë, 10 janar- Sektori për Punë të Brendshme në Tetovës njoftojnë se gjatë ditës së djeshme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Kodrën e Diellit, përcjell TV21. Sipas SPB-Tetovë, fatmirësisht nuk ka të plagosur nga incidenti.

 

“Njëzet e nëntë vjeçari I.Sh. nga Kopanica e Shkupit, dje (9-janar) në ora 21:25 ka raportuar se njëzet minuta më herët në Kodrën e Diellit, ku ka qenë me vëllanë e tij H.Sh. dhe dy shokët e tyre, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër verbale, F.Z. (27) nga i njëjti fshat ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka shtënë në drejtim të H.S., por nuk e ka goditur dhe më pas është larguar nga vendi. Sipas denoncimit,
dy vëllezërit prej kohësh kishin një marrëdhënie të prishur me personin F.Z. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njoftojnë nga MPB.

Related posts

Aksident i rëndë në rrugën Klinë-Istog, një i vdekur dhe dy të lënduar

D V

Gjirokastër, 72-vjeçari e lyen me benzinë dhe i vë flakën bashkëshortes

D V

Do të shiste katër mina me telekomandë për 10 mijë euro, arrestohet 50-vjeçari në Durrës

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More