Agjencia Zhurnal.mk.

Inaugurohet fusha me bari sintetik në stadiumin e KF Rilindja

Sot në mbrëmje në kryeqytet është bërë inaugurimi i fushës me bari sintetik në stadiumin e KF “Rilindja”, projekt i cili është mbështetur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Në ceremoninë e inaugurimit ishte edhe presidenti Agim Ademi, i cili pasi e preu shiritin inagurues së bashku me drejtuesit e klubit dhe zyrtarët komunal dhe të ministrisë së sportit, i përgëzoi drejtuesit e këtij klubi dhe të gjithë futbollistët dhe futbollistet që janë pjesë e Rilindjes, duke uruar që të kenë sa më shumë suksese në të ardhmen

. “Është kënaqësi të jem sonte këtu për inaugurimin e kësaj fushe në një ambient kaq të mirë. Jam i lumtur që si FFK po arrijmë t’i ndihmojmë klubet për krijimin e kushteve sa më të mira.

Duke pasur parasysh numrin e madh të talenteve që gravitojnë në këtë klub dhe zhvillimin e shumë turneve prestigjioz që zhvillohen në këtë fushë e kemi parë të arsyeshme si FFK që ta ndihmojmë KF Rilindja për rinovimin e kësaj fushe. Shpresoj se tash e tutje do të ketë edhe më shumë punë, profesionalizëm e zhvillim të talenteve”.

“Si president i FFK-së këto projekte edhe pse janë madhore nuk i shoh si diçka të jashtëzakonshme, ngase mendoj se infrastruktura dhe baza materiale janë të domosdoshme për zhvillimin e këtyre talenteve. Është mëkat që nuk i kemi pasur më herët këto fusha, por ne do të vazhdojmë të mbështesim ndërtimin e fushave të tilla në të gjitha regjionet, në mënyrë që shkollat dhe klubet e futbollit ta zhvillojnë aktivitetin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë presidenti Ademi.

E kryetari i KF “Rilindja”, Fadil Gashi theksoi se këtij investimi kapital iu kanë gëzuar të gjithë në klub, e veçmas fëmijët të cilët e kanë pritur me padurim ditën e rikthimit në këtë fushë tashmë moderne.

Ai shprehu mirënjohje për presidentin Ademi dhe FFK-në për mbështetje në ndërtimin e kësaj fushe, si dhe qeverisjen komunale dhe të gjithë ata që në forma të ndryshme kontribuojnë në organizimin e këtij klubi. Punimet në ndërtimin e kësaj fushe janë të nivelit të lartë dhe tash e tutje talentet e shumta të këtij klubi në të dyja konkurrencat do të kenë mundësi që t’i shfaqin vlerat e tyre në kushte ideale.

Related posts

Në UT filloi afati i parë i regjistrimit të studentëve

Z.H

Klinika për hematologji do të shndërrohet në qendër rajonale për mjekim të sëmundjeve më të rënda të gjakut

Z.H

Në Maqedoninë e Veriut festa e parë për 28 Nëntorin këtë vit filloi në Haraçinë!

I.A

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More