Agjencia Zhurnal.mk.

Imunizimi i ulët shkaktar për viruset, më shumë pësojnë fëmijët dhe pleqtë

Shkup, 15 Nëntor – Migrimet sjellin sëmundje të harruara që u zhdukën nga vaksinat. Në Suedi nuk ka imunizim kundër tuberkulozit, por me valën e emigrantëve, sëmundja është përhapur. Poliovirusi që shkakton paralizën e fëmijëve u përhap në Angli dhe vendet e Evropës Perëndimore këtë pranverë. Koordinatorja kombëtare e imunizimit u bëri thirrje fëmijëve që t’i marrin vaksinat sipas kalendarit të përcaktuar.

 

“Në  momentin kur do të ulet përfshirja, pra përqindja e fëmijëve të vaksinuar, ajo sëmundje nuk është e çrrënjosur dhe do të paraqitet prapë. U bëj thirrje prindërve të besojnë në vaksinat, të bëjnë hapin e duhur që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre dhe t’i mbrojnë nga këto sëmundje që është e mundur të paraqiten.”,- deklaroi koordinatorja kombëtare e imunizimit, Aleksandra Grozdanova.

Në vitin 2019, në Maqedoni pati një epidemi të fruthit për shkak të përfshirjes së ulët të imunizimit. Për 6 muaj u vaksinuan 46 mijë fëmijë.

“Nuk ka një vaksinë 100 për qind të sigurt, ka reaksione, por janë kryesisht reaksione të lehta dhe vetëkufizuese që kalojnë spontanisht dhe nuk lënë asnjë pasojë për shëndetin e fëmijëve. Intensivisht dërgohen ndërlidhja e vaksinës me gjendjen e caktuar, megjithatë nuk është vërtetuar ndërlidhja direkte e gjendjes me vaksinën. Nga ky aspekt vaksinat janë të sigurta.”,- deklaroi drejtoresha e Klinikës së Fëmijëve, Katerina Stavriq.

Përfaqësuesja e UNICEF-it në vend, Patricia Di Xhovani, gjithashtu apeloi se imunizimi është një nga masat më efektive për të shpëtuar jetë në kohët moderne.

Related posts

Dalja e votuesve deri në orën 17, 42.85%

Redaksia

Pendarovski: Zgjidhja e kontestit me Bullgarinë nuk duhet të prekë identitetin

Xh M

Nuk ekziston dokument me kërkesa të pranuara vetëm të Bullgarisë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More