Agjencia Zhurnal.mk.

Imran Kan e akuzoi kryeministrin aktual se qëndron prapa sulmit të djeshëm ndaj tij

Ish-kryeministri pakistanez, Imran Kan sot deklaroi se dy sulmues të cilët hapën zjarr ndaj tij në Vazirabad tentuan ta vrasin. Në sulmin e djeshëm Kan u qëllua derisa kryesonte një marsh protestues me kërkesë për zgjedhje të parakohshme.

 

Sipas ish-kryeministrit Kan, një person ka ndërruar jetë, ndërsa njëmbëdhjetë janë lënduar gjatë të shtënave. Ai e dha deklaratën e tij nga spitali në qytetin Lahore, ku u pranua pas sulmit. Imran Kan tha se edhe tre persona ishin komplotistë për atentatin e tij.

Kan nga spitali i emëroi kryeministrin aktual pakistanez, Shahbaz Sharif, ministrin e Punëve të Brendshme, Rana Sanaulla dhe gjeneral-majorin, Fajsal Naser nga zbulimi si porositës të sulmit. “Këta të tre tentuan të më vrasin”, tha ai në deklaratën e publikuar në JuTjub.

Sharif dhe Sanaulla i mohuan akuzat dhe bënë thirrje për hetim të shpejtë për rastin.

Related posts

Australia barazon shifrën rekorde të motit të nxehtë

D V

Abrahamovichit i sekuestrohen 6.4 miliardë euro dhe një vilë në Rivierë

Xh M

Pamje që dëshmojnë agresionin rus, qyteza pranë Donetksut e shkatërruar e tëra nga bombardimet e vazhdueshme

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More