Ministria e mbrojtjes e Ukrainës ka postuar në Twitter imazhet tronditëse e një ushtari, i cili ishte kapur rob nga forcat ruse.
Në këto dy foto mund të shihni ushtarin ukrainas Mykhailo Dianov, njërën përpara se të kapej nga Rusia dhe tjetrën pas lirimit të tij nga robëria.
Ai është dukshëm më i dobët në imazhin e fundit.
“Ushtari ukrainas Mykhailo Dianov është ndër ata me fat në krahasim me disa nga shokët e tij të burgosur të luftës”, tha ministria në Twitter. /abcnews