Agjencia Zhurnal.mk.

Imazhet satelitore tregojnë 3 vendet ku po grumbullohen trupat ruse

Raportimet dhe imazhet satelitore sugjerojnë se Rusia po grumbullon trupa dhe pajisje ushtarake në të paktën tre vende në kufirin e Ukrainës: në rajonin e Belgorod dhe Voronezh dhe rreth qytetit të Matveev Kurgan, në jug.

Brenda Ukrainës, Rusia po përforcon operacionet e saj rreth Izyum dhe po përgatitet të shtyjë në jug për të marrë Slovyansk, sipas Institutit për Studimin e Luftës.

Nga atje, trupat ruse mund të jenë në gjendje të avancojnë në lindje ose në juglindje për të rrethuar një kontigjient të forcave tokësore të Ukrainës.

Nëse Mariupol bie, forcat ruse mund të fillojnë të shtyjnë në veri, duke rrethuar më pas një grup më të madh të trupave ukrainase. BBC shkruan se disa nga njësitë më me përvojë dhe më të pajisura të Ukrainës mendohet të jenë në lindje.

Shumë prej tyre janë vendosur në pozicione kyçe dhe analistët thonë se trupat ruse mund të luftojnë për t’i detyruar që të largohen.

Related posts

Blerja në internet bëhet e gjelbër e me karbon të ulët

Z.H

Në Nepal dhe Indi 48 të vdekur në shirat monsune

Xh M

Një anije me 750 tonë dizel u fundos pranë Tunizisë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More