Agjencia Zhurnal.mk.

Imami: Berisha i vetmi që mund të rrëzojë Bashën. Nëse nuk ndodh, PD s’ka më vlerë

Arben Imami, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, deklaroi se i vetmi person që mund të heqë Bashën nga drejtimi i PD-së, është Sali Berisha. Nëse edhe ai nuk do ta arrijë këtë gjë, Imami thotë se kjo parti merr fund.

 

“I vetmi që mund ta rrëzojë, është zoti Berisha. Për shkak se pesha e zotit Berisha, entuziasmi që ngre brenda PD-së, është tejet i rëndësishëm.

Për këtë arsye thashë është shpresa e fundit. Nëse nuk ndodh edhe pas kësaj, nuk ndodh më. Nëse nuk ndodh, ajo parti nuk do të ketë më vlerë fare. Do të jetë thjesht parti e një kryetari, që i duhet atij dhe kush është pranë tij.

Zoti Berisha ka përcaktuar dhe objektiva. Se si do t’i zgjidhë disa gjëra, janë të paqarta. Normalisht, po të mendonim në kushte normale, po të mblidhet një kongres, po të mblidhet shumica e firmave, kryetari nuk ka pse rri.

PD-në e bënë ashtu siç deshën, ky që e ka në dorë. Kjo është partia e atij që ka vulën.

E vetmja shpresë që gjërat të mundë të ndryshojnë dhe kjo është shumë e rëndësishme, jo vetëm për PD-në, por sepse jemi pa opozitë dhe do të vijojmë të jemi pa opozitë.

Që Shqipëria të mos ketë opozitë, është një gjë e paimagjinueshme“, tha Imami.

Related posts

Festa e Kurban Bajramit, Spahiu: Të bashkëpunojmë për një botë më të mirë

D V

​Marrëveshjet Kosovë-Shqipëri, nivel tjetër bashkëpunimi

D V

Rama: Po punohet që të njihet si pjesë e integruar në sistemin e Bashkimit Evropian

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More