Agjencia Zhurnal.mk.

Ilon Mask është ftuar në bisedë në Parlamentin Evropian

Ilon Mask është ftuar në Parlamentin Evropian për të marrë pjesë në diskutimin publik rreth Tuiterit, njofton DPA, duke cituar një letër në të cilën ka pasur qasje.

Në ftesën deri te Masku thuhet se platforma nuk duhet “pa dashje të bëhet katalizator për gjuhën e urrejtjes, ndërhyrjen në zgjedhje dhe informacione të rremë”. Letra është me datën e djeshme dhe është firmosur nga kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola. Në të, miliarderi amerikan ftohet të marrë pjesë personalisht në “shkëmbimin e hapur publik të opinioneve”.

Pas marrjes së Tuiterit, Mask është paralajmëruar vazhdimisht nga Komisioni Evropian se media e tij me ndikim social së shpejti do të duhet të harmonizohet me rregullat teknike të BE-së që do të hyjnë në fuqi në janar të vitit 2024. Pasi Mask prezantoi rregulla të paqarta për promovimin e linqeve me media të tjera sociale, komisari i tregut të brendshëm Tieri Breton shkroi dje në Tuiter se “platformat nuk mund të vazhdojnë të ndryshojnë politikat e tyre”. Qasja jokonsistente e Maskut ndaj përmbajtjeve të publikuara ka tërhequr poashtu vëmendjen.

Ligji për shërbimet digjitale (DSA) i cili do të hyjë në fuqi në shkurt të vitit 2024 përcakton detyrimet e kompanive të teknologjisë dhe internetit dhe u kërkon atyre të ndërmarrin aktivitete të shpejta kundër përmbajtjeve të paligjshme onlajn si gjuha e urrejtjes dhe dezinformatat dhe prezanton protokolle për bllokimin e përhapjes dhe përmbajtjes së dëmshme gjatë krizave siç është pandemia Kovid-19.

Related posts

Rritet në 15.899 numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Gaza

Xh M

Akuzohet se ka shërbyer si agjent i Kubës, arrestohet ish-ambasadori amerikan në Florida

Xh M

Forcat izraelite bastisin shtëpinë e imamit të Xhamisë Al-Aksa, i vendoset ndalim ndërkombëtar i udhëtimit

Xh M