Agjencia Zhurnal.mk.

Ilire Dauti do të jetë koordinatore e grupit parlamentar të ASh-së

Shkup, 6 dhjetor – Ilire Dauti është zgjedhur për koordinatore e grupës së deputetëve të Aleancës për Shqiptarët, informon Zhurnal.

 

Deputeti i ASH-së, Elmi Aziri, në konferencën e sotme për media në Kuvend, njoftoi se vazhdojnë me punë në Kuvend si subjekt i posaçëm politik.

“Ne jemi të befasuar nga ky hap i partnerit të deritanishëm të koalicionit”, theksoi Aziri duke komentuar vendimin e Alternativës të bashkangjitet me Qeverinë.

Ai theksoi se në ditët në vijim kryesia e partisë do të ndërmer qëndrim si do të vendoset rreth koalicionit që e kanë me Alternativën në nivel lokal.

Ndryshe dje deputeti i Alternativës Skender Rexhepi në FB profilin e tij njoftoi se po tërhiqet nga pozita e koordinuesit i grupës së deputetëve Alternativa-Aleanca për Shqiptarët.//Zhurnal.mk

Related posts

Korniza për zhvillim MKD2030/ Publikohen prioritetet për mjedisin jetësor

Z H

Shtrenjtohen benzinat, lirohet dizeli

Z H

Koalicioni ASH-Alternativa: Protesta e sotme nuk ishte e organizuar nga opozita shqiptare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More