Agjencia Zhurnal.mk.

Ilir Meta kërkon informacion për ministrat e rinj, Yuri Kim vizitë në SPAK

Ambasadorja Yuri Kim ka mbërritur vetëm pak momente më parë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK.

Ende nuk dihet kë ka takuar dhe se për çfarë është diskutuar, por kujtojmë se kjo vizitë vjen një ditë pasi presidenti Ilir Meta i kërkoi prokurorisë të nisë verifikimet për ministrat e rinj të kabinetit të qeverisë Rama. Meta, përpara se të hedhë firmën për dekretim kërkon nga Prokuroria të dijë nëse për ndonjërin prej tyre ka procese hetimore apo penale që janë nisur apo mund të jenë në fazë vlerësimi.

Sapo dokumetat të jenë gati prokuroria e përgjithshme do t’i përgjigjet kërkesës së Presidentit. Ndërkohë, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja u shpreh më herët për Top Channel se e njëjta kërkesë i është përcjellë edhe SPAK dhe se kërkesa po shqyrtohet me përparësi.

Por, pyetjes së Anila Hoxhës nëse do të jepet apo jo informacion nëse ka apo çështje ndaj tyre, Kraja tha se: “është në kompetencë të SPAK se cila do të jetë përgjigjja”.

Kujtojmë qe Presidenti Ilir Meta dekretoi një ditë më parë (11 shtator) Edi Ramën si Kryeministrin e Shqipërisë.

Related posts

Pamjet/ Moti i pazakontë përfshin vendin! Banorët heqin me lopata breshërin, dëmtohen të mbjellat

Xh M

Basha takohet me të rinjtë në Durrës: Kam platformën për PD e së ardhmes

Xh M

SPAK, pas ‘floririt të Metës’ mbyll dosjen e Berishës dhe Bodes që shitën HEC-et para largimit nga pushteti! Prokurori: S’ka korrupsion

Xh M