Agjencia Zhurnal.mk.

Ilir Demiri emërohet drejtor i ri i Spitalit klinik të Tetovës

Shkup, 18 korrik – Doktor Ilir Demiri është emëruar sot drejtor i ri i Spitalit klinik në Tetovë. Ai është emëruar nga ana e ministrit të Shëndetësisë, ndërsa në këtë funksion vjen nga Klinika për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, ku ka punuar si koordinator në kovid qendrën.

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se Demiri është mjek specialist infektolog i cili ka përvojë të pasur pune në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile që nga viti 2004. Nga viti 2007 është asistent në lëndën e sëmundjeve ngjitëse në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, ndërsa në vitin 2020 merr titullin doktor primarus.

“Drejtori i ri i Spitalit klinik të Tetovës është një profesionist i dalluar dhe një nga punëtorët shëndetësor më të përkushtuar që luftoi kundër Kovid-19 që nga fillimi i pandemisë. Doktor Demiri është fitues i titullit ‘Personalitet evropian i vitit 2020’. Ky titull u ndahet personave që kanë dhënë kontribut të veçantë në afirmimin e vlerave njerëzore, ndërsa e ndan Lëvizja evropiane dhe është një mirënjohje që vjen nga qytetarët. Demiri është edhe anëtar i Shoqatës së Maqedonisë për sëmundje infektive, si dhe i Komisionit për sëmundje infektive”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Related posts

A ju propozua Hungaria për tu arratisur si Gruevski? Meta: Kam respekt, e mori në qafë nepotizmi

Xh M

Azir Aliu: Në numra të deputetëve ne jemi barazi! 13 të VLEN, 15 të BDI-së (VIDEO)

Redaksia

Dimitrievski: ZNAM është opsioni i tretë në bllokun politik maqedonas

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky