Agjencia Zhurnal.mk.

Ilir Daja flet pas fitores së parë në kampionat: E rëndësishme ishte të marrim tre pikë

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është parë i lumtur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Drenicës, derisa ka thënë se mungesat bënë që loja mos të ishte shumë e mirë.

“Kishim mungesa. Na mungonin Lumbardh Dellova, Lindon Emërllahu dhe Astrit Thaqi. Por ne do të vazhdojmë të ruajmë atë që kemi bërë vitin e kaluar. Sot e rëndësishme për ne ishte të marrim tri pikë dhe ta presim me qetësi ndeshjen e së enjtes”, ka thënë Daja pwr Arts sport.

Të enjten Ballkani e pret Shkupin në ndeshjen e kthimit të plejofit të Ligës së Konferencës.

“Ne kemi bërë hap të mirë në udhëtim. Shkupi është ekip i mirë, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të koncentruar. Por edhe ne kemi kualitetet tona. Kemi ndeshje të vështirë. E rëndësishme është që është ndeshje mes ekipeve shqiptare. Duhet t’i presim si na pritën në Shkup. Do të bëjmë maksimumin për të siguruar kualifikimin”, ka theksuar Daja. /Demokracia.com

Related posts

Parregullsi teknike e autobusit ose gabim i shoferit, shkaqet e mundshme të aksidentit

D V

Përfundon pjesa e parë, Drita në epërsi ndaj Inter Turkut

Redaksia

Ribalansi i buxhetit prej sot hyn në Kuvend

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More