Ish-qendërmbrojtësi i shumë skuadrave të njohur është bërë me skuadër të re.
Berisha karrierën do ta vazhdoj në futbollin suedez ku ka nënshkruar me skuadrën e Ligës së Dytë, Ljungskile SK.
Futbollisti 30-vjeçar së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Vitisë ku ishte transferuar nga Feronikeli.
Gjithashtu, Berisha ka luajtur edhe për Prishtinën në fillim të karrierës së tij.
Berisha ka qenë pjesë edhe e Flamurtarit në Shqipëri, derisa në Suedi ka luajtur për Mjallbyn, Vasteras e Orebron.
Mbrojtësi qendror ka qenë i grumbulluar më parë edhe me Kombëtaren e Shqipërisë si dhe atë të Kosovës. /Gazeta Olle/