Agjencia Zhurnal.mk.

Ilievski: Çmimi i ri i metanit do të ndikojë në punën e NQP-së, kërkojmë subvencione nga Qeveria

Shkup, 4 janar – U.d. drejtori i Ndërmarrjes Qarkulluese Publike në Shkup, Ivan Ilievski sot njoftoi se çmimi i ri i metanit i cili në bursat botërore u rrit në 110 denarë do të ndikojë ndaj punës së ndërmarrjes.

Siç sqaroi ai në brifingun e sotëm, çmimi i metanit më 31.12.2021 ishte 50 denarë për një kilogram, ndërsa çmimi i ri është 110 denarë. Me këtë, dallimi do të jetë rreth një milionë euro shpenzime plotësuese për ndërmarrjen publike.

Ai kërkoi nga Komisioni Rregullator për Energjetikë të mund ta rregullojë çmimin e metanit, gjegjësisht të ngrihet niveli i çmimit nga dhjetori dhe kërkoi si opsion i vetëm dhe më pak i dhimbshëm pushteti qendror të subvencionojë një pjesë të dallimit në çmim.

Shtoi se nëse Qeveria nuk pranon të subvencionojë një pjesë të dallimeve në çmim, NQP do të kërkojë subvencione plotësuese nga Qyteti që të mund ta tejkalojë problemin e punës së ndërmarrjes. Opsion përfundimtar, në rast se nuk e marrin kërkesën është reduktimi i itinerarit.

Ilievski informoi se NQP për momentin ka në dispozicion 33 autobusë të cilët qarkullojnë me metan dhe konsumi vjetor i metanit për vitin 2021 është një milionë e një qind kilogramë metan. Kilometrazha që këto autobusë i kalojnë është rreth 900 mijë kilometra në nivel vjetor.

Për momentin, siç njoftoi, nuk mendohet për ngritje të çmimit të biletës, e as që të ketë restrikcione të linjave, por gjithashtu nuk do të ketë ulje të shfrytëzimit të autobusëve të cilët qarkullojnë në CNG, sepse, siç theksoi, momenti ekologjik është më i rëndësishëm se momenti ekonomik.

NQP, siç njoftoi Ilievski, për momentin ka rreth 250 milionë denarë borxhe ndaj furnizuesve prej të cilave pjesa më e madhe është për karburant (180 milionë) dhe gjithsesi furnizues të cilët janë të rëndësishëm për funksionimin normal dhe punës së ndërmarrjes.

Sa i përket aparatave për sinjalizim të zëshëm në autobusë, Ilievski tha se është marrë vendim që të gjitha aparate të cilat janë të nevojshëm për njerëzit me nevoja të veçanta të rregullohen dhe të vendosen në funksion.

Informoi se në tremujorin e parë të këtij viti është planifikuar të sigurohet transport falas për pensionistët.

Related posts

Agim Ademi me ftesë të UEFA-së, shkon në finalen e Euro 2022 për femra

Redaksia

3 të vdekur, 521 raste të reja dhe 485 të shëruar nga Covid

Z.H

LSDM: Të gjitha gënjeshtrat e Mickoskit u fundosën

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More