Agjencia Zhurnal.mk.

Ilaçi i ri kinez kundër koronavirusit miratohet për përdorim urgjent në Evropë dhe ShBA

Ditët e fundit, një ilaç i ri antitrupash terapeutike kundër koronavirusit, i studiuar nga Kina, u miratua për përdorim urgjent në BE dhe ShBA. Yan Jinghua, një anëtare e grupit të studimit të këtij ilaçi, u shpreh në një intervistë se kjo simbolizon besimin global për sigurinë dhe efektivitetin e ilaçit kinez të antitrupave terapeutike kundër virusit të COVID-19.

 

Ditët e fundit, Komiteti i Produkteve Mjekësore për Përdorim Njerëzor i Agjencisë Europiane të Barnave miratoi përdorimin e përbashkët të antitrupave monoklonale LY-CoV555 dhe LY-CoV016 në emergjencat e shëndetit publik për pacientët e prekur nga virusi i COVID-19. Në dhjetëditorin e parë të shkurtit, edhe Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e ShBA-së autorizoi përdorimin emergjent të kësaj terapie në ShBA.

Yan Jinghua, anëtarja kryesore e grupit të studimit të antitrupave monoklonale LY-CoV555, theksoi se këta antitrupa quhen “raketa biologjike” ndaj koronavirusit dhe kanë efektivitet të dukshëm në trajtimin e parandalimin e prekjes nga virusi i COVID-19.

Related posts

Merck aplikon për miratimin e pilulës së parë kundër koronavirusit

D V

“Shkurorëzimi” i shtrenjtë i Britanisë së Madhe me BE-në

D V

Ndalohet dhe lirohet aktivistja që hodhi vezë në muralin e Mlladiqit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More