Agjencia Zhurnal.mk.

Ikim nga logjika?!

NGA: PROF.DR. MERSEL BILALLI

 

Më në fund, Maqedonia e Veriut duhet të ndalojë së shikuari veten si ajo macja budallaqe Herkul, e cila para pasqyrave iluzive mendonte se ishte një tigër

Vitin e kaluar, Samiti i UE-së me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor u mbajt në video- lidhje. Përkundër angazhimit të Kroacisë asaj kohe për t’u përqëndruar në çështjen e zgjerimit të UE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, emri i samitit u ndryshua në minutën e fundit nga “Samiti i zgjerimit” në “Samit për forcimin e lidhjet me Ballkanin Perëndimor” . Në Deklarata e Zagrebit, në vend të fjalës “zgjerim” mbetën fjalët “perspektivë evropiane”. Samiti u zhvillua sipas një skenari ku të gjithë aktronin – disa aktruan zgjerim, të tjerët aktruan reforma, kështu që në fund fituam një teatër komik.

Prandaj, Forumi i Prespës për Dialog, që u mbajt ditë më parë me praninë e dukshme amerikane, dukej si një faculetë për të fshirë lotët, veçanërisht për Maqedoninë dhe Shqipërinë. Presioni i SHBA ndaj Brukselit ishtë i qartë, por edhe prania margjinale e UE në Forumin e Prespës ishtë poashtu e qartë. Pavarësisht dëshirës së administratës së re që Uashingtoni të afrohet me Brukselin, si duket periudha e Trump-it tani më ka lënë plagë të thella në marrëdhëniet SHBA-UE. Brukseli tanimë ka mësuar të ecë në këmbë të vetat. Madje lokomotiva e UE-së – Gjermania, nuk heq dorë nga “Rrjedha e Veriut 2” (Nordstream 2 – tubacioni me Rusinë i cili tanimë është gati). Poashtu, Uashingtoni ka probleme të mëdha për ta parandaluar UE-në në përpjekjet e tija për marrëdhënie më të mira me Kinën dhe Rusinë. Andaj, presioni i Uashingtonit në Bruksel për Ballkanin Perëndimor mund edhe më tepër t’i bezdis evropianët.

Fakt është se amerikanët me Bajden nuk do të lënë pas dore Ballkanin Perëndimor, por do të shtyjnë fort rajonin drejtë reformave dhe Brukselin drejtë zgjerimit. Shumë koka ndoshta do të bien edhe këtu nga reformat e imponuara. Në Shqipëri, ish-kryeministri dhe presidenti aktual i shtetit pritet të përfundojnë shumë keq. Poashtu edhe shumë struktura aktuale të pushtetit të përfshira në krim e korrupsion. Frika nga SPAK i ka hyrë gjer në palcë çdokujt që i vje era hudhër. Shumë vetave jeta do tu ecë pa vullnetin e tyre. Çdo punë e zezë do të përfundojë zi. Shqipëria ndoshta do të jetë një eksperiment sesi të veprohet me të gjitha vendet tjera në rajon, sepse pa zhdukur të keqen (korrupsionin), destabilizimi sërisht mund të trokasë në derë.

Presidenti slloven Pahor ka të drejtë kur i referohet “kredibilitetit” të UE, sepse mosmarrëveshja midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, në fakt është shkelje e parimeve themelore në vet UE-në. Por problemi nuk është vetëm këtu. Në fakt UE lyp qime-flokë në vezë, për të shmangur zgjerimin. Askush nuk është aq naiv sa të besojë se Bullgaria po e bën lëte kokëvete. Brukselin ka një numër problemesh që për vite me radhë e kanë çuar në mosfunksionim. E vetmja gjë që aktualisht funksionon atje është tregu i përbashkët. Çdo gjë tjetër që atje dukej si “mjaltë e qumësht” tani ka mbetur si “bukë e ujë”.

Andaj, për shkak të presionit amerikan, negociatat me Maqedoninë dhe Shqipërinë janë të mundshme, por do na duhet një jetë tejet e gjatë për të pritur përfundimin e tyre. Kjo mund të shihet me Malin e Zi dhe Serbinë, të cilët janë duke negociuar për dhjetë vjet dhe akoma nuk janë as në gjysmë të rrugës. Prandaj, Maqedonia nuk ka nevojë për një luftë gladiatore për negociata. Ajo ka nevojë për të ridrejtuar energjinë drejt zhvillimit, meritokracisë dhe departizimit. E  njëjta gjë vlenë edhe për Kosovën, pasi jashtë këtyre kritereve kemi vetëm kancerin. Duhet dhënë energji qëllimeve e jo dyshimeve. Maqedonia për fat të keq, për shumë vite e shifte veten si ajo macja budalla Herkuli,e cila para pasqyrave iluzive mendonte se ështe një tigër. Derisa masa merrej me iluzioni, dikush kapi shtetin. Fatkeqësisht, ende vajzat apo djemtë e dikujt shpesh analfabetë mbajnë pozita elitare, bëhen gjyqtarë ose prokurorë. Kjo do tu thyhet shpejt mbi kokë edhe vet atyre kur të vijnë reformat, andaj këta me gjithë fuqinë i pengojnë ato. Këso njerëzish të lirë, shtrenjtë po na kushtojnë. Nevojiten institucione trekëndore me filtra të fortë, për selekcionim kuadrosh bazuar në vlera.

Kjo ka bë që posaçërisht shqiptarët të vetpërjashtohen nga potenciali ekonomik i Maqedonisë. Vetëm për dhjetë vitet e fundit nga 32 kompani të huaja, të gjitha (pos një kompanie mesatare) kanë investuar në lindje të shtetit. Pra,nga  rreth 33.000 të punësuar në këto kompani, vetëm 320 janë shqiptarë! Kurse për vite ministër ekonomie është shqiptar! Vetëm në tremujorshin e fundit kemi investime me mbi 200 milion evra, të gjitha në lindje të shtetit. Kompania”Dragslermajar” tani investon edhe 110 milion evra ku pritet të happen edhe 2000 vende të reja punë në Kavadar! Në pjesën shqiptare zero. Ditë më pare u vu gurthemeli i fotocentralit në Sveti Nikole në vlerë prej 80 milion evra. Ministri shqiptar mbajti vetëm fjalimin për punësimin e 800 personave në lindje të shtetit!!! Nndër shqiptarët zero!!! Investitori gjerman “Iprotex” startoi me 5 milion evro, kurse zavendëskryeministrit shqiptar për çështje ekonomike i mbeti vetëm fjalimi! Madje në lindje të shtetit, në 10 vjetët e fundit janë ndërtua mbi 200 km autostradë, kurse në perëndim vetëm 16 km (Kërçovë-Ohër). Këtu asesi nuk duhet fajsuar faktorin maqedonas, pasi askush s’të jep gjë me zor, por plogështinë kronike shqipëtare. Këtu madje as opozita shqiptare s’ka asnjëfar vizioni për zhvillim ekonomik. Pë dy vite opozita është duke harxhua energjinë për do ndryshime simbolike në Ligjin mbi shtetësinë, që s’paraqesin më gjë esenciale për shqiptarët. Kështu që mbarë faktori politik shqiptar mbetet pa kompas, kurse njerëzit pa shpresë.

A ka rrugëdalje për shqiptarët?

Shqiptarë fuqishëm duhet të punojnë për tregun rajonal të përbashkët në Ballkanin Perëndimor. Pra, faza e parë duhet të jetë tregu,kurse e dyta duhet të jetë Zona Ekonomike Evropiane (European Economic Area). ZEE u krijua në 2004 si marrëveshje midis UE dhe vendeve anëtare të EFTA (Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë), përmes së cilës vendet më të zhvilluara kanë kaluar gjer në anëtarësim në UE (Danimarka, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Portugalia, Austria, etj). EFTA më vonë u bë CEFTA, e cila përfshinte ish shtetet socialiste – Poloninë, Hungarinë, Republikën Çeke, Sllovakinë, Slloveninë dhe shumicën e vendeve të tjera që u bashkuan me UE në 2004 si një grup. Për shumë prej këtyre vendeve, qytetarët e Maqedonisë një kohë dukeshin si amerikanë, kurse 30 vjet më vonë ata u bënë amerikanë, kurse ne u shndërruam në afganë. Duhet ditur se Zona Ekonomike Evropiane nuk është një alternativë ndaj anëtarësimit në UE, por një tren i shpejtë për anëtarësimin në UE.

Duhet theksuar se tregu i përbashkët rajonal është project amerikan,andaj pa dilemë se segmenti shqiptar do të ishtë faktor kyq i një tregu të tillë. Së pari, Kosova dukshëm më shpejtë e më lehtë do të përfundonte procesin e vet të kyqjes në Bashkësinë Ndërkombëtare si shtet i pavarur dhe permanent do të përfitonte nga tranziti i komunikacioneve rajonale, kurse Shqipëria me detin e saj dhe portet Durrës dhe Shëngjim do të ishte çelsi i atij tregu rajonal, pasi këtu do të konektoheshin edhe korridoret – 10, 11, 8, 4 etj. Mbi të gjitha, dukshëm do zvoglohej ekzodi faktik rajonal, sidomos ai shqiptar, i cili në Maqedoni rrezikon ta zhduk tërësisht.about:blank

Serbia po dëshmon se zhvillimi ekonomik është i mundur edhe jashtë UE-së. Por, duhen ide, projekte, oferta dhe aksione konkrete zhvillimore. Përndryshe, Banka Botërore tani më ka ndezë alarmin, se me këso shpërngulje fundi i shekullit do numëroj vetëm një milion shqiptarë në gjithë rajonin ballkanik. Imperativisht ka nevojë për liberalizim maksimal të investimeve, aplikim rigoroz të merit-sistemit dhe shkurtimin e thjeshtëzimin e procedurave administrative për investime. Njëherit duhet flakur patriotimat boshe dhe duhet zhytur në esenca. Të parat të shkatërojnë kurse të dytat të shpëtojnë.

Related posts

Koment / Me kandidimin e kumbarës së Tarçullovskit, Mickovski qëllimisht provokon shqiptarët e Lubotenit ?!

Redaksia

Unë, censura!

D V

Beogradi krimet i fsheh edhe nga vetja

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More