Agjencia Zhurnal.mk.

IFJ: Këtë vit kanë vdekur 45 gazetarë

Gjithsej 45 gazetarë dhe punonjës të medias kanë vdekur këtë vit gjatë kryerjes së detyrës, ndërsa shumica prej tyre e kanë humbur jetën në Afganistan, kumtoi sot Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ).

 

IFJ, e cila përfaqëson rreth 600.000 profesionistë të medias në mbarë botën, kumtoi se 45 gazetarë dhe punonjës të medias janë vrarë në 20 vende, 33 prej tyre në sulme të synuara.

Nëntë persona u vranë në Afganistan, tetë në Meksikë, katër në Indi dhe tre në Pakistanin fqinj.

Organizata kumtoi se nga viti 1991 në botë janë vrarë 2721 gazetarë.

Kujtojmë se në vitin 2020 janë regjistruar 65 vdekje.

“Këta 45 kolegë që kemi humbur në dhunë këtë vit, na kujtojnë sakrificën e tmerrshme që gazetarët në mbarë botën vazhdojnë të bëjnë për t’i shërbyer interesit publik, ndërsa ne ua kemi borxh mijëra të tjerëve që kanë paguar çmimin më të lartë”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i IFJ-së, Entoni Belenxher.

IFJ thekson gjithashtu se shifrat e vitit 2021 e konfirmojnë trendin që punonjësit e medias vriten më shpesh për zbulimin e korrupsionit, krimit dhe abuzimit të pushtetit në komunitetet, qytetet dhe vendet e tyre.

Shifra e këtij viti është më e ulëta në 30 vjet që kur IFJ filloi për herë të parë publikimin e raporteve vjetore për gazetarët e vrarë në incidente të lidhura me punën.

Related posts

Një studim e konsideron Suedinë “eksportuese neto” të koronavirusit

D V

Kina mund të zbarkojë njerëz në Hënë përpara vitit 2030

Z H

Londër: Depozita në renminbi arrin në 88.5 miliardë juanë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More