Idris Elba ka zbuluar se ai do t’i thoshte gruas së tij Sabrina të ‘largohej’ nëse ajo nuk i pëlqente shpërthimet e tij të zemërimit.
Aktori kujtoi se ishte ‘stresuar’ në ditët e para të romancës së tij me bashkëshorten Sabrina, 33 vjeç, me të cilën u martua në prill 2019 pas dy vitesh së bashku, shkruan Daily Mail.
Duke folur në podcastin e tyre të ri Coupledom, Idris pranoi se kur ajo do të vinte në dyshim ‘zemërimet e tij masive’ ai do të sugjeronte që ata t’i jepnin fund marrëdhënies së tyre.

Ylli shpjegoi. “Sabrina dhe unë, shumë herët në marrëdhënien tonë isha i stresuar kështu që kisha këto zemërime të mëdha që ishin si shpërthime”.

“Unë kam qenë gjithmonë i pari që kam thënë,” Hej, nëse nuk je i lumtur, largohu. Lëviz”. Ishte disi si një instinkt mashkullor.

Çifti përplasen sepse të dy kanë ‘personalitet të fortë’ por ylli i Mountain Between Us vazhdoi se ai po përpiqet të bëjë më mirë në shmangien e konflikteve.