Agjencia Zhurnal.mk.

Idri Istrefi: Vazhdojmë me kokën lartë në rrethin e dytë

Strugë, 17 tetor – Kandidatët për kryetar të Strugës nga BDI-ja, Ramiz Merko dhe Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Idri Istrefi hyjnë në raundin e dytë në garën për njeriun e parë të komunës.

Istrefi në Fejsbuk u falënderua për mbështetjen e qytetarëve të Strugës, duke paralajmëruar se do të vazhdojë edhe në dy javët e ardhshme ta kërkojë votën e tyre për fitore bindëse.

“Besojmë tek gjykimi i çdo strugani. Vazhdojmë me kokën lartë në rrethin e dytë. Ju faleminderit për çdo votë të sinqertë.

Pafundësisht krenar për ata mijëra struganë që votuan për ofertën tonë. Do të kërkojmë me ngulm mbështetjen në çdo shtëpi strugani në këto dy javë. I juaji, Idri Istrefi”, ka shkruan Istrefi në facebook profilin e tij.

Nga qendra analitike e Merkos dolën me urim për fitore, transmeton Zhurnal.mk

Related posts

Edhe në Maqedoni tërhiqen nga tregu salçiqet WUDY, janë të dëmshme për shëndetin

Z.H

BE ka nevojë për një zgjidhje për Ballkanin Perëndimor

Xh M

UEFA shkruan për formën fantastike të Ballkanit para përballjes me Sivasporin

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More