Agjencia Zhurnal.mk.

Idri Istrefi pranon humbjen në Strugë

Shkup, 31 tetor – Kandidati për kryetar të Komunës së Strugës nga radhët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën, Idri Istrefi e ka pranuar humbjen.

 

Kundërkandidat i tij në zgjedhjet e sotme komunale ka qenë kryetari në detyrë i Strugës, Ramiz Merko nga radhët e BDI-së.

“Ne dështuam. Ne luftuam kundër një qeverie të tërë me gjithë energjinë që kishim. Por duket se nuk ka mjaftuar për të mposhtur Strugën. Jeta Vazhdon. Bashkë me të dhe përpjekjet për të bërë më të mirën për Strugën, për brezat që do të vijnë. Ne do të analizojmë gjithçka ku kemi gabuar. Do të ketë një reflektim të thellë.

Ky zhvillim nuk duhet të ndikojë në jetën e një strugani të thjeshtë. Por dua t’ju falënderoj për besimin dhe t’ju kërkoj falje që nuk mund të bëj më shumë”, ka shkruar Istrefi në Facebook./AlsatM

Related posts

Spasovski: Qytetarët nuk harrojnë se SHBA-ja ka qenë me ne edhe kur jemi përballur me sfida edhe kur kemi arritur suksese

R Zh

DASH: Trafikimi me njerëz – RMV-të nuk ka plotësuar standardet minimale por ka përpjekje në rritje

R Zh

Qeveria e Maqedonisë lejoi të punohet në pjesët e mbyllura të restoranteve me 30% të kapacitetit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More