Agjencia Zhurnal.mk.

Identifikohet shqiptari që u gjet i groposur në Greqi

Identifikohet shqiptari që u gjet i groposur në Greqi. Ai dyshohet të jetë Ilir Rrasa 45-vjeç. Kufoma e tij u gjet e dekompozuar më 19 shtator në fshatin Mouriki, Theba. Të paktën ky është identiteti që shkruhet në dokumentet e gjetura në portofolin që ishte në rrobat e kufomës. Gjithsesi, autoritetet greke kanë ndërmend të bëjnë dhe një provë ADN-je, pasi kanë gjetur dhe vëllanë e Rrasës.

 

Kjo analizë do të tregojë nëse vërtet kemi të bëjmë me shqiptarin në fjalë. Familja ka kontaktuar me Rrasën më 4 shtator për herë të fundit, gjë që përforcon dyshimet se kemi të bëjmë me kufomën e 45-vjeçarit.

Ilir Rrasa ishte arratisur nga burgu në patra të Italisë në vitin 2021. Ai rezulton të jetë një person me precedent penalë. Ai është arrestuar në Tiranë, në mars të vitit 2017 së bashku me dy persona të tjerë, të identifikuar si Elirjan Rrasa dhe Agim Hajdari. Të tre akuzoheshin se ishin pjesë e një bande që grabiste lokale.

Trupi u gjet më 19 shtator, i groposur dhe në gjendje të dekompozuar. Aktualisht ndodhet në morgun e Athinës.

Related posts

Rama në Spanjë, takohet me zyrtarë të lartë në Madrid

D V

Berisha: “Ballkani i Hapur” është asgjësimi i shtetit të Kosovës dhe spastrimit etnik të Shqipërisë

Z.H

PS fitoi Vorën/ Reagon Veliaj: Nuk ka më bastione në Shqipëri! Besimin e kthejmë në përkushtim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More