Agjencia Zhurnal.mk.

Ibrakoviq zbulon ndryshimet që i ka bërë tek skuadra e Prishtinës

Prishtina ka arritur fitore të rëndësishme në udhëtim te Ulpiana, me rezultat bindës, 3-0, shkruan Gazeta Olle.

Golat për bardhekaltrit i realizuan Leotrim Kryeziu 34′ dhe 85′, si dhe Besnik Krasniqi 57′ (penallti).

Trajneri i ri i skuadrës së Prishtinës, Abdullah Ibrakoviq, ka thënë se e gëzon fakti që skuadra e tij nuk ka pësuar gol në tri ndeshjet e fundit, që prej se e mori drejtimin e skuadrës.

Ibrakoviq ka thënë se synimi i tij dhe i ekipit është që të shënojnë gola e të mos pranojnë.

‘Kemi luajtur ndaj një skuadre si Ulpiana që taktikisht është shumë e mirë. Ka edhe lojtarë të mirë individualë. Ne duhet të jemi më agresiv dhe të dalim në lojën tonë. Ndryshimet brenda një skuadre nuk bëhen me hapa të mëdhenj, por me hapa të vegjël e të sigurt. Ne duhet që ta arrijmë qëllimin tonë dhe lojën të cilën ne e duam’, u shpreh pas ndeshjes Ibrakoviq.

‘Ndryshimet që janë bërë janë organizimi i lojës, luajmë sistem tjetër të lojës. Kjo është e vështirë por vjen gradualisht. Sa është me rëndësi të shënosh gol, është me rëndësi edhe të mos pësosh. Kemi qenë në moment të vështirë sepse nuk kemi pasur rezultate, por mua më kënaq që nuk pranuam gol. Dëshirë e jona është të shënojmë e të mos pranojmë gola’, përfundoi trajneri boshnjak, Ibrakoviq.

Kryeqytetasit tashmë ngriten në kuotën e 24 pikë, aq sa ka edhe Llapi në pozitën e katërt, ndërsa Ulpiana mbetet në të shtatin me 17 sosh.

/Gazeta Olle/

Related posts

Ushqim, karburant dhe energjensë ka mjaftueshëm, inspektorët janë duke verifikuar nëse ka keqpërdorime nga tregtarët

D V

Sanksionohen 224 shoferë në Shkup, 63 për tejkalim të shpejtësisë

Xh M

Dragan Ilievski u.d drejtor i ri i Kopshtit zoologjik

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More