Agjencia Zhurnal.mk.

Ibrakoviq zbulon arsyen e humbjes ndaj Llapit

Ndeshja kryesore e ditës së sotme u zhvillua në Lipjan, ku Llapi ishte nikoqir i Prishtinës, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra e Batatinës arriti të shënojë fitore me rezultat 3-2, me një gol në sekondat e fundit të ndeshjes.

Trajneri i skuadrës së “bardhekaltërve” nga kryeqyteti, Abdullah Ibrakoviq, ka thënë se mungesat e kanë bërë të veten.

“Ishim me hendikep pasi kemi luajtur pa katër apo pesë lojtarë. Arritëm që ta kthejmë rezultatin, por sido që të jetë, mungesat e kanë bërë të veten.

Ky grup i lojtarëve duket qartë se është i lodhur pasi prej ndeshjeve të Evropës nuk kanë pasur shumë pushim.

Në stinorin pranveror do të mundohemi që të rifreskohemi. Në stinorin vjeshtor do të kthehemi më ndryshe”, ka thënë pas ndeshjes trajneri boshnjak, Ibrakoviq.

/Gazeta Olle/

Related posts

Ndërroi jetë gazetari, Mustafa Spahiu

D V

Taksistët nuk i gëzohen rritjes së çmimit

Xh M

Angellovska – Bezhoska: Pas rritjes së deficitit të llogarisë korente vitin e kaluar, në afat të mesëm pritet ulje graduale në mesatare rreth 3 për qind të PBB

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More