Llapi ka arritur të kalojë në finale të Kupës së Kosovës për herë të dytë radhazi.
Pas humbjes 2-1 nga Prishtina në kryeqytet, llapjanët triumfuan 2-0 në ndeshjen e kthimit në “Zahir Pajaziti”, shkruan Gazeta Olle.
Me këtë eliminim, kampionët aktual mbeten pa trofe në edicionin 2021/22.
Pas humbjes, për ArtSport, ka folur trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq, i cili shprehu indinjatë ndaj referimit.
“Ka qenë ndeshje por më se paku ka pas futboll. Është marre për futbollin e Kosovës. E kemi parë çka na pret gjatë përgatitjeve të djeshme por jo bash kështu. Sa i përket lojës por me vazhdimin e lojës na ka ra loja sepse çdo kontakt i futbollistëve ka qenë faull. Besoj shumë në lojtarët e mi, ata janë trima dhe kanë me dalë lehtë prej situate”, tha trajneri Ibrakoviq.
/Gazeta Olle/