Agjencia Zhurnal.mk.

Ibrahim Tatlises ndahet nga gruaja, mendon të martohet sërish?

Ibrahim Tatlises, i cili për pak sa nuk humbi jetën në një aksident trafiku muajin e kaluar, bëri lëmsh fansat me një postim të fundit që ka shpërndarë në rrjete sociale.

 

“Jam divorcuar me gruan time. Po mendoj të gjej një shtëpi të bukur me kopsht dhe të martohem sërish”, u shpreh ylli i muzikës turke.

I njëjti ka qenë në një lidhje dashurie prej shumë vitesh me Gulçin Karakaya, e cila ishte 43 vjet më e re se ai.

Ibrahim pretendoi se marrëdhënia e tij me Gulcin përfundoi për shkak të djalit të tij, Ahmet Tatlises.

Sipas të dhënave zyrtare, këngëtari 70-vjeçar ka qenë i martuar dy herë: Me Perihan Savas si dhe me Aysegul Yildiz.

Po ashtu janë komentuar edhe romancat e tjera të artistit përfshirë atë me Adalet Durak, Melek Zubeyde, Derya Tuna dhe Asena.

Krijuesi i hiteve të shumta theksojmë se ka shtatë fëmijë dhe dhjetë nipër e mbesa.

Related posts

U aludua për prishje të miqësisë, Sarah flet për raportin me Einxhel

Lea Muslija

Kida akuzohet për ‘photoshop’ në një nga paraqitjet nga Parisi

D V

Unikkatili i kundërpërgjigjet Feros, e shanë ‘live’ në koncert

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More