Agjencia Zhurnal.mk.

I zhdukur prej disa muajsh – gjendet i vdekur aktori brazilian Jefferson Machado

Aktori Jefferson Machado, i cili u zhduk gati katër muaj më parë, është gjetur i vdekur dhe i varrosur në një kuti druri nën tokë.

44-vjeçari ishte një aktor i telenovelave që luajti në shfaqjen braziliane “Reis” dhe gjithashtu punoi në produksion dhe skenografi.

Ai u pa për herë të fundit më 27 janar dhe zyrtarisht që nga ajo kohë u shpall i zhdukur.

Foto: Instagram

Nëna e Machado, Maria das Dores, 73 vjeçare, tha për shtypin lokal se ajo kishte folur për herë të fundit me të më 29 janar.

Në bisedën e fundit me të ëmën, aktori i kishte thënë asaj se po qëndronte në shtëpinë e një shoqeje.

Foto: Daily Mail

Ajo ka qenë tejet shumë e shqetësuar pasi nuk mund të bisedonte me të për të kuptuar më shumë se çfarë po ndodh.

Machado u gjet më në fund të hënën (22 maj) kur policët kontrolluan një shtëpi në një pronë në Rio dhe zbuluan trupin e tij në një kuti druri.

Foto: Daily Mail

Lajmi për vdekjen u njoftua nga një mik i tij në Instagram, me Cintia Hilsendeger duke shkruar: “Me pikëllim të madh raportojmë se Jeff u gjet i pajetë më 22.05.2023”. 

Foto: Instagram

Related posts

Ronela Hajati fiton 6 çmime tek Netët e Klipit Shqiptar

Xh M

Britney Spears takohet me të ëmën pas tre vjetësh

Xh M

Reagon Sveçla pas kritikave nga SHBA-ja: Po inkurajoni Radojçiqin për të sulmuar policët e Kosovës

Xh M