Agjencia Zhurnal.mk.

I vihet flaka zyrës së drejtorit të konviktit “Pellagonia”

Shkup, 11 nëntor – Dy persona i kanë vënë flakën zyrës së drejtorit të konviktit “Pellagonia” në lagjen Kisella Vodë, konfirmuan për MIA-n nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

Siç theksuan nga MPB, drejtori A.F.(36) ka raportuar se pas një debati të mëparshëm, nga ana e N.J. ish i punësuar në kokvikt dhe nga një person tjetër është hedhur lëndë djegëse, me ç’rast është shkaktuar zjarr.

Nga MPB thonë se nuk ka të lënduar deri në momentin e raportimit, ndërsa zjarri është shuar nga ana e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.

“Nëpunësit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ndërmerren masa për zbardhjen e tij”, citojnë nga MPB.

Related posts

E tmerrshme, kosovari me Golf 2 futet në kahjen e kundërt të autostradës për Shkup

Xh M

Vetura e policisë merr pjesë në një aksident në Çair të Shkupit

D V

Gjashtë raste të dhunës për 24 orë – Prishtinë, Fushë Kosovë, Istog dhe Rahovec

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More