Agjencia Zhurnal.mk.

I shkroi gabimisht në Instagram, Shkurte Gashi zbulon se si nisi lidhja e dashurisë me Albert Limanin

Këngëtarja ka treguar për herë të parë se si ka nisur lidhja e saj e dashurisë. E ftuara e radhës në emisionin ‘Prive’ ka qenë Shkurte Gashi.

 

Në rubrikën ‘5 data’, këngëtarja zbuloi takimin e parë me partnerin, Albert Limani duke treguar se si ka ndodhur ngjarja deri te fillimi i lidhjes.

Shkurte Gashi, tha se i ka shkruar gabimisht në Instagram, Albert Limanit dhe aty ka nisur gjithçka.

“Nuk e kom njoft asnjëherë, faktikisht njohja unë takimi jonë i parë ka qenë përmes kolegut tonë, Milot Llalloshi ku Miloti e ka postu një storie diçka në Instagram tu këndu në një vend por që e kishin bo lokacionin që jemi në Francë që faktikisht nuk kanë qenë në Francë por në Prishtinë por ish kon fake ai lokacion edhe unë tu mendu që i kom shkru Milotit unë i kom shkrua Albertit. I kom shkrua të lumtë Milot edhe po m’vjen një mesazh mu Albert Limani, Faleminderit shumë edhe një zemër kur hi e kqyri i thom m’fal se Milotit jom kon tu i shkru kurse mesazhi i dytë i Albertit ka qenë faljet janë nga zoti mos ki dert se jom i joti njëfarë poezie edhe thash wow cka me gjeti me to tash, kush e duron a din edhe i shkrova çka po don me thonë, tha kjo don me thonë shumë po ska lidhje. Edhe atë natë mu Miloti m’thirr veç me dal hajde dalim e pim ka njo edhe kemi dal jemi njoft e jemi ku jemi sot”, tha Shkurte Gashi.

Related posts

Adriana Matoshi bën thirrje për vaksinim: Unë jam vaksinuar dhe i besoj mjekësisë e jo fjalëve të njerëzve

D V

Temperatura të larta në New York, ndërkohë që Meghan Markle shfaqet me rollkë dhe pallto dimri gjatë vizitës te Kompleksi Memorial i 11 shtatorit

D V

2Ton paralajmëron këngën e re, thotë se lansohet së shpejti

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More