Agjencia Zhurnal.mk.

I riu aksidenton me motor 17-vjeçaren, dërgohen të dy në spital

Një 19-vjeçar ka aksidentuar me motor një vajzë të mitur ditën e sotme, në Vlorë.

 

I riu me iniciale A. Ç. ka përplasur me motomjet 17-vjeçaren me iniciale I. J., e cila është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në spital për ndihmë mjekësore është dërguar edhe drejtuesi motorit, por deri më tani nuk dihet gjendja e tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi policisë: 

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:20, në bulevardin “Ismail Qemali”, shtetasi A. Ç., 19 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka aksidentuar shtetasen I. J., 17 vjeçe, e cila është transportuar në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Në spital është dërguar edhe drejtuesi i motomjetit, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Related posts

Plagosën djalin e biznesmenit në Pogradec, këta janë dy personat që kërkon policia

Xh M

Batuta e Ramës, Varhelyi nuk mban dot të qeshurën. Kryeministri i kërkon përgjigjen që do të bëjë lajmin e ditës

D V

BB: E ardhmja e Shqipërisë kërkon një model ekonomik më të fortë dhe më të qëndrueshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More