Agjencia Zhurnal.mk.

I pëlqyen “rregullat” e DiCaprios për vajzat e reja, Afrona Dika ‘ironizon’ Bleron

Pak ditë më parë, aktori i njohur, Leonardo DiCaprio, u nda nga e dashura e tij 23-vjeçare, Camila Morrone.

Së fundmi, këngëtari kosovar, Blero, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, u shpreh se po i pëlqen rregulla e aktorit për të dashura në moshë të re.

“Po më pëlqen shumë rregulla e Leonardi DiCaprio’s, 23-25 as ni ditë ma të vjetër”, ka shkruar Blero.

Ndërkohë, pak ditë pas këtij statusi, Afrona ka bërë një postim që duket si një thumb ndaj ish partnerit të saj.

Fotoja tregon një njeri që largohet nga zona e komfortit për tu rritur edhe pse ekspozohet ndaj shumë rreziqeve.

“Hidhu”, shkruhej krah fotos.

Kjo është parë si një mesazh i drejtpërdrejtë ndaj ish burrit të saj, me të cilin u martua në shtator të vitit 2019.

Blero dhe Afrona duket se janë ndarë, ndonëse Blero nuk ka folur asnjëherë për këtë, por as Afrona.

Related posts

Keith i dashuruar marrëzisht, poston këtë foto të Adrianës

D V

Pas debatit të zhvilluar për Dubain në BBV, ironizojnë Arta Nitaj dhe Kejvina Kthella – kjo e fundit thotë se do t’i ftojë në dasmën me sheikun

D V

Edita Sopjani realizon fotosesionin e shtatzënisë, pozon me barkun e rrumbullakosur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More